Vendosni fjalën kyçe....

U kapen doza me kokainë, pranga dy 19-vjeçarëve në Durrës


Dy 19-vjeçarë janë arrestuar nga policia e Durrësit.

Ata akuzohen për shitje kokaine në lokalet e qytetit bregdetar. Gjatë operacionit të pranë Stacionit të Trenit, efektivët ndaluan dy të rinjtë me iniciale G.D. dhe A.L. banues në Shënavlash.

Pas kontrollit në mjetin e tyre u gjetën disa doza kokainë gati për shitje.

“Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, se 2 shtetas shisnin lëndënarkotike kokainë në doza, në lokalet e natës në Durrës, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Durrës, në bashkëpumim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Last Dinner”. Gjatë operacionit në afërsi të Stacionit të Trenit, u kapën në flagrancë dhe u vunë në pranga për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim , shtetasit:

G.D., 19 vjeç dhe A. L., 19 vjeç, të dy banues në Shënavlash, Durrës.

Nga kontrolli në automjetin me të cilin lëviznin këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike kokainë të ndarë në doza, gati për shitje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.