Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta doli ditën e sotme në një konferencë për të denoncuar korrupsionin e qeverisë Edi Rama, ndërsa nuk pasti asnjë sulm në drejtim të kreut të SPAK, Altin Dumani.
“Aksioni ynë është i gjithanshëm. Aksioni ynë ka të bëjë me mbështetjen e të gjithë protestave dhe denoncimin e të gjithë këtij korrupsioni skizofrenik, që i kushton rëndë çdo qytetari të vendit tonë, do të përqendrohet edhe tek 5 prioritetet, sepse i jep zgjidhjeve problemeve që ka vendi”, tha Meta.
Meta u ndal edhe tek projeketet infrastrukture në vendin tonë, ndërsa pritet edhe zgjerimi i aksit Tiranë-Durrës, fatura e këtij projekti u rrit nga 205 milionë euro në 298.8 milionë euro.
“Përveç se çfarë vjedh Rama me buxhetin e shtetit, inceneratorët që nuk ekzistojnë, me rrugët që janë 6-7 herë më të shtrenjta se në vendet e Ballkanit dhe të Evropës, e që rrëzohen siç u rrëzua rruga e Ersekës. Janë të të paktën 3.3 miliardë euro që nuk hyn fare në buxhetin e shtetit, që i merr Rama e banda e vet në dogana e tatime
Nuk është aspak çudi që Shqipëria nuk përfiton nga projektet evropian, Rama nuk dëshiron të ketë tendera por të vjedhë dhe të grabisë taksat e shqiptarëve duke ndërtuar rrugën 5-6 herë më të shtrenjta se vendet e rajonit”, tha Meta.
Kujtojmë që në konferencën e fundit për media, Meta shigjetoi kreun e SPAK, duke e akuzuar se bashkë me Ramën, kanë tentuar t’i bllokojnë llogaritë bankare të PL.