Vendosni fjalën kyçe....

Shtetasi amerikan në Tiranë vret gruan, dy qentë dhe më pas veten


Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Treshit në Tiranë.

Një shtetas amerikan dyshohet se ka mbytur gruan e tij dhe dy qentë e tyre me një litar, përpara se të merrte jetën e tij, raporton gazetarja Klodiana Lala.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe është duke hetuar rrethanat e ngjarjes.

Në një njoftim policia raportoi se ka gjetur të vdekur vetëm shtetasin amerikan M.W.

Më datë 19.08.2024, në kryqëzimin e rrugës “Valbona” me rrugën “Ramazan Ceku”, është vetëvarur në banesë (të marrë me qira) shtetasi amerikan M. W., 55 vjeç, dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.

Mathew James Werts ishte mësues në “Albania College” dhe jetonte në një shtëpi private në zonën e Treshit.

Mësuesi nuk është paraqitur në shkollë sot, duke nxitur shqetësimin e kolegëve dhe drejtuesve të institucionit.

Drejtori i shkollës është personi që ka shkuar në shtëpinë e Werts për ta kontrolluar dhe ka zbuluar ngjarjen tragjike.

Autoritetet janë angazhuar në zbardhjen e motiveve që çuan në këtë akt ekstrem, teksa kolegë të tij kanë dëshmuar në polici mbi atë që kanë ditur.