Vendosni fjalën kyçe....

Pranga 39-vjeçares, akuzohet se goditi policin e rojen private te Spitali i Traumës


Një 39-vjeçare është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet se ka goditur një punonjës policie dhe rojen private në Spitalin e Traumës.

Dyshohet se ajo është përplasur me rojen private dhe efektivin e policisë pasi ata s’e kanë lejuar të shihte djalin e saj që po mjekohej brenda.

 “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasen H. D., 39 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”, parashikuar nga nenet 236 dhe 237 të Kodit Penal. Kjo shtetase, në ambientet e SUT, ka kundërshtuar me forcë e ka goditur një punonjës Policie dhe një punonjës për shërbimin privat të sigurisë fizike”, thuhet në njoftimin e policisë.