Hollësi të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi Tiranën mbrëmjen e 19 gushtit ku një mësues amerikan mbyti bashkëshorten, dy qentë e çiftit dhe më pas veten.
Matthew James Wertz ka lënë pas një letër drejtuar prindërve, të cilëve u kërkonte ndjesë që nuk kishte hequr dorë nga veset si dhe të dhënat e personave të cilëve u kishte borxh.
Në letër sqarohej se lekët për të larë borxhet ishin në kartën e tij dhe mjaftonin për shlyerjen e detyrimeve.
“Më falni që s’u bëra burrë dhe nuk hoqa dorë nga veset. Njerëzit e dashur po i marr me vete. Lekët për të shlyer borxhet janë në kartë.”
53-vjeçari kishte katër vjet në Shqipëri dhe ishte mësues në shkollën private “Albanian College Tirana”. Ai kishte munguar në punë ditën e djeshme.
Pasi drejtori i shkollës shki në banesën e tij në rrugën “Vangjel Noti” në Laprakë, gjeti trupat e çiftit. Dyshohet se ai e mbyti gruan me litar, më pas dy qentë me shkop bejsbolli dhe në fund vari veten.
Autopsia e kufomave do kryhet sot në Insitutin e Mjeksisë Ligjore Tiranë.