Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se plagosi me thikë 38-vjeçarin në Gjirokastër, policia në kërkim të 25-vjeçarit


Një 25-vjeçar është vënë në kërkim nga policia pasi dyshohet si autor i plagosjes së një 38-vjeçari në Gjirokastër.

Ngjarja ndodhi në një servis automjetesh në vendin e quajtur “Ura e Lumit” ku gjatë një konflikti të çastit i dyshuar për motive të dobëta shtetasi E.N dyshohet se ka qëlluar me thikë shtetasin D.S i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Plagosi me mjet prerës (thikë), një 38-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e autorit të dyshuar.

Në vendin e quajtur “Ura e Lumit” , Gjirokastër, në një servis automjetesh, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi E. N., 25 vjeç dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin D. S., 38 vjeç, banues në fshatin Picar, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e 25-vjeçarit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”-thuhet në njoftimin e policisë.