Vendosni fjalën kyçe....

Erjon Goxhara vetëdorëzohet në polici pas dy ditësh pasi plagosi Florenc Kostën


Erjon Goxhara, efektivi i cili plagosi dy ditë më parë Florenc Kostën në zonën e Komunës së Parisit është vetëdorëzuar në polici.

Blutë e kryeqytetit kanë njoftuar vetëdorëzimin e 46-vjeçarit në Drejtorinë Vendore të Policisë.

Gjithashtu Goxhara ka dorëzuar edhe armën me të cilën plagosi Kostën e cila rezulton të jetë ajo e shërbimit.

Në vijim të informacionit të dhënë më datë 19.08.2024, për ngjarjen e ndodhur në afërsi të një marketi në rrugën “Tish Daija”, sot, rreth orës 17:00, është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, së bashku me armën e shërbimit me të cilën ka kryer veprën penale, shtetasi Erjon Goxhara, 46 vjeç.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Goxhara plagosi Kostën, duke e qëlluar disa herë nga këmbët në zonën e Komunës së Parisit

Deri më tani është raportuar se plagosja ka ndodhur për motive të dobëta pas një lidhje intime që dyshohet se ka pasur bashkëshortja e Goxharës me punonjësin e ERE, Florenc Kosta.