Numri i personave që ekstradohen nga Emiratet e Bashkuara Arabe në drejtim të Shqipërisë, që personat që shkelin ligjin e shohin si strehë të sigurt për tju fshehur drejtësisë së vendeve nga kërkohen, është rritur.
Ditën e sotme ështe ekstraduar nga Abu Dhabi
Një tjetër person i shpallur në kërkim dhe i dënuar është ekstraduar Arjan Malko, alias Erjon Malko, alias Erjon Fejzulla me masë sigurie arrest me burg nga shteti italian për trafik droge kryer në bashkëpunim
Policia e Shtetit ka ekstraduar një tjetër person me rrezikshmëri të lartë shoqërore nga Abu Dhabi në Shqipëri.
“Policia e Shtetit realizon një tjetër operacion të suksesshëm për sjelljen në Shqipëri të personave në kërkim ndërkombëtar.
Finalizohet një tjetër operacion për sjelljen në Shqipëri të një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht.
Sot më datën 21.08.2024, në kuadër të operacionit të koduar “Para drejtësisë”, nga strukturat e specializuara dhe Forca e Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale është realizuar operacioni policor për sjelljen nga Abu Dhabi në Shqipëri e shtetasit në kërkim ndërkombëtar:
Arjan Malko, alias Erjon Malko, alias Erjon Fejzulla.
Ky person është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Hetimeve të Torinos, Itali ka lëshuar për këtë shtetas masën e sigurisë personale urdhër “Arrest në burg” më dt.11.04.2024, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga legjislacioni penal italian, i cili parashikon maksimumin e dënimit me 20 vjet”-thuhet në njoftimin e policisë.