Tre persona janë proceduar penalisht në Dibër pasi akuzohen se prisnin dru dhe i digjnin për të prodhuar qymyr.
Ata janë kapur në Krej Lurë ku janë gjetur 15 metër kub lëndë drusore si dhe disa gropa të mbushura me dru që do digjeshin për të prodhuar qymyrin.
Përveç 54-vjeçarit L.K. dhe 53-vjeçarit B.D., është proceduar edhe punonjësi i Pyjores në Krej Lurë F.B.