Vendosni fjalën kyçe....

Kishin në skaf kokainë me vlerë 43 milionë euro, trafikantët hidhen në det për të shpëtuar (Video)


Dy trafikantë që u ndoqën nga policia në det u hodhën në ujë për të shpëtuar po u arrestuan pak çaste më pas.

Bruce Knowles, 55 vjeç dhe Ferhat Gumrukguoglu, 31 vjeç u pikasën nga policia në Suffolk, Britani, teksa po lundronin me skafin e tyre në të cilin kishin 43 milionë euro kokainë. Për të shpëtuar ata u hodhën në det po pa sukses, pasi u kapën pak çaste më pas nga agjentët e policisë.

Pamjet e publikuara nga “FBI” e Britanisë, Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA), tregojnë holandezin Gumrukguoglu, duke kërcyer nga anija dhe duke notuar drejt plazhit.

Dyshja fillimisht ishte ndalur kur një agjent i Forcave Kufitare hyri brenda, por Knoëles rindiezi motored e skafit dhe u përpoq të arratisej.

Varka u ndal në plazh dhe oficerët u zhvendosën për të arrestuar Knoëles, pasi ai gjithashtu u hodh në det gjatë incidentit më 24 qershor.

Skafi u tërhoq në një port në Lowestoft, ku u kontrollua nga oficerët e NCA-së, të cilët gjetën ngarkesën e lëndës narkotike prej rreth 43 milionë eurosh të fshehur nën një pëlhurë të gomuar.

Hetuesit besojnë se Knowles, nga Dereham, dhe Gumrukguoglu, nga Holanda, udhëtuan drejt ujërave franceze për të marrë drogën nga një anije më e madhe, përpara se ta kthenin në Britani.

Të dy burrat u intervistuan dhe nuk dhanë asnjë koment, por më pas u akuzuan për transport kokaine.