Vendosni fjalën kyçe....

U shfaq me bluzën e Serbisë, kërcënohet me jetë gazetari Ervin Baku


Gazetari Ervin Baku është kërcënuar me jetë pas shfaqjes më bluzën me simbolet e Serbisë në një transmetim të drejtpërdrejtë televiziv. Ai ka depozituar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë kallëzim penal për kërcënimet që i kanë ardhur.

“Bëra kallëzim në polici për kërcënimet. Fushatë e frikshme kërcënuese për jetën. Tashmë është “Drejtoria e Krimit Kibernetik” që do merret me këtë rast.” – ka deklaruar Baku për News24.

Dy ditë më parë, Baku u shfaq në një lidhje të drejtpërdrejtë më Euroneës.al i veshur me fanelën e kombëtares serbe të volejbollit. Shfaqja e tij shkaktoi reagime të ashpra patriotike në rrjetet sociale ndërsa u pasqyrua gjerësisht nga mediat e Kosovës.

Vetë gazetari sportive Baku tregoi se bluzën e kishte dhuratë dhe se qëllimi i tij nuk ishte të provokonte askënd dhe se e ndan sportin nga politika.