Vendosni fjalën kyçe....

Dy vajzat përplasin makinat e thërrasin të afërmit, plas sherri, njëri përfundon në spital


Dy të rinj janë përplasur fizikisht pas një aksidenti mes dy mjeteve që drejtoheshin nga dy femra.

Ngjarja ka ndodhur pranë rrethrrotullimit të TEG-ut ky dy vajzat pas aksidentit janë përplasur me njëra-tjetrën e më pas kanë thirrur të afërmit.

Në vendin e aksidentit kanë shkuar Fatjon Dauti e Mario Barami të cilët janë përplasur fizikisht. Fatjon Dauti është dëmtuar gjatë sherrit dhe ka përfunduar në spital.

Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një armë zjarri pistoletë, që nuk dihet se kujt i përket.

“Më datë 22.08.2024, në afërsi të rrethrrotullimit të Teg-ut, dyshohet se për shkak të një konflikti të çastit për një fërkim mjetesh, janë konfliktuar me sende të forta shtetasit Fatjon Dauti, dhe Marjo Barami. Gjatë konfliktit është dëmtuar me sende të forta shtetasi Fatjon Dauti i cili po transportohet në spital për ndihmë mjekësore.Në vendngjarje është gjetur një armë zjarri dhe po punohet për identifikimin e poseduesit të saj”, thuhet në njoftimin e policisë.