Vendosni fjalën kyçe....

E Ngarkuara me Punë e SHBA-së takon ministrin Balla, diskutim për prioritetet legjislative të Shqipërisë


E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn, zhvilloi një takim me Ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, për të diskutuar mbi prioritetet legjislative të Shqipërisë.

Në një postim në Facebook, ambasada e SHBA shkruan se takimi u përqendrua në fushat thelbësore që ndihmojnë në përmirësimin e transparencës, llogaridhënies, qeverisjes dhe angazhimit publik në vend.

Ambasada thekson rëndësinë e këtij bashkëpunimi për të siguruar përparim në fushat kyçe të legjislacionit shqiptar.

E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn u takua me Ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, për të diskutuar mbi prioritetet legjislative të Shqipërisë. Duke i trajtuar këto fusha thelbësore së bashku, ne sigurojmë transparencë, llogaridhënie, qeverisje më të mirë dhe angazhim publik”, shkroi ambasada amerikane në Facebook.