Vendosni fjalën kyçe....

Zjarr në Berat, digjen sipërfaqe me vreshta e dru frutorë


2 hektarë bimësi, dru frutorë e vreshta janë shkrumbuarnga zjarri në fshatin Malinat të Beratit.

Era e fortë në zonë ka ndikuar në përhapjen me shpejtësi të flakëve ndërsa forca të shumta zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes duke mundësuar shuarjen e flakëve.

Dhjetëra punonjëz zjarrfikës, tre mjete si dhe forca zjarrfikëse të ardhura nga Poliçani bënë të mundur shpëtimin e sipërfaqeve të tjera me hardhi e dru frutorë në zonë.