Vendosni fjalën kyçe....

Drejtonte mjetin pa patentë dhe aksidentoi për vdekje 60-vjeçaren, arrestohet i riu në Kuçovë


Një 20 vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Kuçovës.

Blutë njoftojnë se i riu ka aksidentuar një këmbësore 60-vjeçare e cila ka ndërruar jetë si pasojë e plaghëve të marra.

Mësohet se 20-vjeçari drejtonte automjetin pa leje drejtimi.

 

Njoftimi:

Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasin E.B., 20 vjeç, banues në Kuçovë, pasi në fshatin Gegë, Kuçovë, duke drejtuar mjetin, i pa pajisur me leje drejtimi, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen L.Gj., 60 vjeçe, banuese në fshatin Gegë, Kuçovë, e cila ka ndërruar jetë në spital.