Vendosni fjalën kyçe....

Anijet me 816 ton mbetje toksike, Meta: Hetim parlamentar


Kreu i Partisë së Lirisë Meta kërkoi hetim parlamentar për çështjen e mbetejeve toksike. Teksa foli për shpopullimin e vendit dhe gjendjen politike, Meta tha se deputetët e opozitës duhet të bashkohen me autoritetet ndërkombëtare për të hetuar atë që ka ndodhur.

“Skandal që kërkon hetim parlamentar. Edhe deputetët tanë të bashkohen me ata të opozitës për të hetuar e për të bashkëpunuar me autoritetet ndërkombëtare për këtë skandal që dëmton edhe imazhin e Shqipërisë si destinacion turistik”, tha ai.

Pak ditë më parë, dy anije me 816 ton mbetje toksike u kapën në Tajlandë. Anijet ishin nisur nga Porti i Durrësit ndërsa nuk dihet ende saktësisht çfarë ka në to. Ato janë bllokaur dhe pritet të kthehen në Shqipëri edhe pse ministret Balluku e Kumbaro kanë deklaruar se Shqipëria nuk do i lejojë të futen në port pa përfunduar hetimet dhe pa u analizuar lënda.

Dyshohet se mbetjet janë nisur nga kompana turke Kurum, që operon te ish-Kombinati Metalurgjik në Elbasan që prej vitit 1998. Kjo e fundit ka hedhur poshtë pretendimet se mbetjet i përkasin asaj.

Ndërkohë kompania “Sokolaj” ka deklaruar se ka blerë mbetje te Kurum dhe ia ka shitur një kompanie në Kroaci, që është degë e saj.

Prokuroria e Durrësit dhe Ebasanit kanë nisur hetimet për çështjen. Kompania Kurum nga ana e saj ka ndërprerë punën që prej një jave dke hedhur në rrugë 500 familjet në Elbasan.