Vendosni fjalën kyçe....

Sulmi me thikë me 3 viktima në Gjermani, pranga 26 vjeçarit


Një 26-vjeçar është arrestuar lidhur me sulmin me thikë në Solingen të Gjermanisë, ku u vranë tre persona dhe u plagosën tetë të tjerë. Në pranga ka përfunduar një i ri sirian i cili është dorëzuar dhe ka pranuar krimin.

“Përfshirja e këtij personi aktualisht është nën hetim intensiv”, thanë ata.

Sulmi, për të cilin ISIS mori përgjegjësinë, ndodhi të premten në mbrëmje në Fronhof, një shesh tregu ku grupet muzikore po luanin në një festival për të festuar historinë 650-vjeçare të Solingenit.

Arrestimi i të dyshuarit kërcënon të ngjallë frikën përpara tre zgjedhjeve shtetërore muajin e ardhshëm në Turingen, Saksoni dhe Brandenburg, të cilat Alternativa për Gjermaninë (AfD) e ekstremit të djathtë anti-emigrant ka një shans për t’i fituar.