Vendosni fjalën kyçe....

Humb jetën i burgosuri në Rrogozhinë, u gjet pa ndjenja në dush


Një idënuar ka humbur jetën në burgun e Rrogozhinës. 43-vjeçari Erald Helshani, banues në Kavajë është gjetur pa ndjenja nga të burgosurit e tjerë ndërsa ishte futur për t’u larë në dush.

Sipas njoftimit zyrtar, i dënuari u dërgua me shpejtësi në spitalin e qytetit pa ndihmës së parë në burg, por nuk mundi të mbijetojë.

“Helshani u gjet pa ndjenja nga bashkëvuajtësit e tij, ndërsa po lahej në dush. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të mjekut të institucionit, i cili e shoqëroi drejt spitalit, Helshani ndërroi jetë në orën 09:15 në Spitalin e Rrogozhinës”, thuhet në njoftimin zyrtar.