Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti Begaj dekreton rektorët e rinj të universiteteve publike në vend


Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka dekretuar rektorët e universiteteve publike në vend, të dalë nga zgjedhjet e fundit në institucionet e arsimit të lartë, të cilat u mbajtën më 21 qershor.

Ceremonia është zhvilluar në Presidencë ditën e sotme, ku rektorët e zgjedhur kanë marrë nga kreu i shtetit dekretin që zyrtarizon nisjen e mandatit të tyre 4- vjeçar.

“Në mbështetje të nenit 92, shkronja “g”, nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenit 39, pika 8 e ligjit nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, si dhe mbi bazën e rezultateve të zgjedhjeve për organet dhe autoritetet drejtuese në universitetet publike, përcjellë nga Ministri i Arsimit dhe Sportit, dekretova emërimet e rektorëve të universiteteve publike”, shkruan Begaj.

Universitetet publike të vendit më 21 qershor iu nënshtruan zgjdhjeve, akademike për rektor, dekanë dhe për senatin akademik. Në rreth 90% të universiteteve në garë kishte vetëm nga një kandidatë.