Vendosni fjalën kyçe....

Atentat me armë ndaj një 46-vjeçari në Berat


Një 46-vjeçar nga Berati ka qenë shënjestër e një atentati ditën e sotme në fshatin Dushnik.

Ngjarja la ndodhur rreth orës 16:10, kur ndaj 46-vjeçari A.H., është qëlluar me armë zjarri ndërsa lëvizte me automjet. Fatmirësisht ai u ka shpëtuar të shtënave, ndërsa 46-vjeçari rezulton person me precedent të mëparshëm kriminal.

Policia e Beratit njofton se ka gjetur mjetin e djegur të autorëve në fshatin Kozare. Autorët dyshohet të jenë nga Fieri dhe po punohet për kapjen e tyre.

 

Njoftimi

Rreth orës 16.10, në rrugën e fshatit Dushnik, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të  automjetit që drejtohej nga shtetasi A. H, 46 vjeç, banues në Berat, person me precedent të mëparshëm kriminal. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, Forcat Operacionale dhe ato Shqiponja të DVP Berat dhe drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.

Njëkohësisht është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e  Prokurorisë i cili ndodhet në vendngjarje.

Gjithashtu në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve dhe gjatë  kontrollit të zonës në fshatin Kozare kanë gjetur një automjet që po digjej që dyshohet se mund të jetë i autorëve.

Nga veprimet e shpejta dyshohet se autorët janë nga qarku Fier  dhe për këtë janë angazhuar në veprimeve operacionale dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe Komisariateve në varësi të saj.

Për arsye hetime nuk jepen të dhëna të tjera.

Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale nën drejtimin e  Prokurorisë për të bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e  plotë ligjor të këtij rasti.