Vendosni fjalën kyçe....

Nxori 500 të papunë, Braçe: ‘Kurum’ s’na bën dot për budallenj, nuk ka qenë asnjë vit me humbje


Deputeti i Partisë Socialiste Eron Braçe ka reaguar në lidhje me ndërprerjen e punës nga Kurum, akt që ka prekur 500 punonjës duke i lënë pa punë.

Braçe e ka cilësuar këtë veprim të kompanisë KURUM si një lojë të përsëritur për të bërë presion me shkarkim punëtorësh për shkak se është kapur në shkelje të ligjit.

Braçe thotë se KURUM nuk mund ta bëjë më shtetin shqiptar dhe shqiptarët për budallenj dhe kjo lojë e tij duhet të marrë fund.

“Cili ka qene rezultati financiar i KURUM për 6 vitet e kaluara? duke dale nga tërmeti e duke hyre ne rindërtim, shoqëruar me rriten rritje te larte ne sektorin e ndërtimit-privat por edhe te investimeve publike, KURUM nuk ka qene asnjë vit me humbje, me fitim ka qene. Atëherë?! Si ka mundësi?! Ku kane shkuar fitimet?! KURUM e ka bere një here këtë loje, shume me te madhe-me falimentim, ngjarje qe duhet verifikuar sot se a u mbyll ne përputhje me ligjin apo jo; nuk duhet lejuar ta bej me! Veçanërisht duke marre peng punëtorët”, nënvizon deputeti socialist Braçe.

 

 

Postimi i plotë i Braçes

 

Kurum nuk na bën dot për budallenj!

Kurum nuk e merr dot osh ketë vend!

Lodra me faliment-ketë here vështirësi ekonomike, duhet te marre fund!

Kurum pranoi dje se ka ndërprerë punën ne dy prej segmenteve me te rëndësishme, fitimprurëse ne procesin e prodhimit; ka lajmëruar punëtorët për ndërprerje te kontratës dhe për VIJIMIN E PAGESES PER TRE MUAJ TE TJERE-koha e mjaftueshme për lodrat e saj!

Ajo qe me beri përshtypje dje ishte deklarimi për VESHTIRESI EKONOMIKE; pra jo me FALIMENT-ai është konsumuar njëherë, por vështirësi ekonomike!!!

Ouuu po si kështu? CILI KA QENE REZULTATI FINANCIAR I KURUM PER 2018, 2019, 2020,2021, 2022, 2023?

Duke dale nga TERMETI e duke hyre ne RINDERTIM, shoqëruar me rriten rritje te larte ne sektorin e NDERTIMIT-privat por edhe te INVESTIMEVE PUBLIKE, Kurum nuk ka qene asnjë vit me HUMBJE, me FITIM ka qene!

Atëherë?! Si ka mundësi?! Ku kane shkuar FITIMET?!

Shikoni, Kurum e ka bere një here këtë loje, shume me te madhe-me FALIMENTIM, ngjarje qe duhet verifikuar sot se a u mbyll ne përputhje me ligjin apo jo;

NUK DUHET LEJUAR TA BEJ ME!

Veçanërisht duke marre peng PUNETORET!