Vendosni fjalën kyçe....

Vrau me thikë Amarildo Hoxhallarin, gjykata vendos “Arrest me burg” për Darmen Kelin


Gjykata vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg” për Darmen Kelin, i cili dyshohet si autor i vrasjes së Amarlido Hoxhallarit.

Para grupit hetimor, Keli ka rrëfyer se ka qenë ngacmimi që Hoxhallari i ka bërë të fejuarës, ai që ka çuar deri në ngjarjen e rëndë.

Përcolla të fejuarën për tek parkimi dhe u ngjita për në shtëpi. Kur dola në ballkon pashë që një motor po e ndiqte dhe fliste duke e ndjekur paralel në makinë. I fola nga ballkoni më pas zbrita. Aty Amarildo Hoxhallari më ofendoi dhe më goditi. Pas përplasjes në një moment e godita me thikën që e kisha marrë nga shtëpia”, ka dëshmuar ai.

Hoxhallari më pas është larguar nga vendi i ngjarjes me një shokun e tij që drejtonte motorin. Por pak metra më pas ka rënë nga motori për shkak të plagëve.

Policia ka arrestuar dhe shokun e tij drejtuesin e motorit për ‘Drejtim mjeti në gjendje të dehur’ pasi nga testi alkoolit ka rezultuat i pirë.