Vendosni fjalën kyçe....

Një muaj më parë i vranë të atin, kapet në Memaliaj Adriatik Kalemi, në pranga edhe autori i dyshuar i atentatit ndaj Edmond Papës


Majtas Adriatik Kalemi, djathtas Andrew Bode

Adriatik Kalemi, Julian Kalemi dhe Andrew Bode janë arrestuar gjatë një operacioni policor në Memaliaj.

45-vjeçari Kalemi, i cili u ka shpëtuar disa atentateve më herët, iu gjetën në banesën ku fshihej një arsenal armësh dhevlera të ndryshme monetare.

Një muaj më parë, Kalemit iu ekzekutua i ati, Shyqyri Kalemi, teksa ishte në një lokal në Memaliaj.

Nga të shtënat humbën jetën aksidentalisht edhe kamarieri Gledion Muka dhe klienti Marsel Çela ndërsa i plagosur mbetui vëllai i viktimës, Artur Kalemi.

Gjatë operacionit të sotëm në Memaliaj u prangos edhe Julian Kalemi, i cili strehonte në shtëpi Adriatik (Andrea) Kalemin si dhe Andrew Bode i cili ishte shpallur në kërkim për atentatin ndaj Edmond Papës, ngjarje e ndodhur në Selitë, Tiranë në dhjetor 2022.

Adriatik Kalemi dhe i vëllai Zamiri, u kanë shpëtuar tre atentateve deri tani, me Adriatikun që ka qenë shënjestër dy herë. Më dhjetor 2023, teksa po bëhej gatitë dilte nga qelia e burgut në Greqi, ai u qëllua nga një 28-vjeçar egjiptian duke mbetur i plagosur.

Më 5 gusht 2023, Kalemit iu bënjë tjetër atentat në Greqi. Ai u qëllua mbi 10 herënë sytë e tre fëmijëve dhe bashkëshortes nga një person i maskuar në ishullin Paxos, ku ai ndodhej me pushime.

Zamir Kalemit iu bë  atentat më 12 janar 2024 . 35-vjeçari u qëllua 13 herë teksa lëvizte me makinën e tij “Smart” poshtë mbikalimit të Selitës, por shpëtoi fatmirësisht duke mbetur i plagosur. Makina e autorëve ishte e vjedhur ndërsa dyshohet se ata e kishin mbajtur nën vëzhgim shënjestrën për disa orë.

Adriatik Kalemi shtë arrestuar për herë të parë në vitin 2001 pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia belge.

Asokohe ai akuzohej se në bashkëpunim me të vëllanë, Fatmirin, u kishin bërë atentat dhe kishin lënë të vdekur vëllezërit shqiptarë Mevlan e Adriatik Çaça, krim i ndodhur në Anderleht të Belgjikës më 13 prill 2001.

Në vitin 2022, nipi i Kalemit, Aleksandër Sadikaj, u vra në një atentat në Tiranë, teksa udhëtonte me makinën e tij. Për vrasjen e tij u përdor eksplozivi që ishte vënë në makinën e Sadikajt.

Në dhjetor, grupi i Kalemit u hakmor duke vrarë në Tiranë Edmond Papën, krim për të cilin është arrestuar Albano Velo, ndërsa sot u arrerstua edhe Andrew Bode,i cili ishte shpallur në kërkim.

Përveç përfshirjeve në përplasje të ndryshme me grupe kriminale, Andrea Kalemi njihet edhe si një biznesmen. Ai rezulton bashkëpronar i kompanisë “Shiza Kalemi” sh.p.k me adrese ne Memaliaj, i “Las Palmas” në Tiranë.

Njoftimi

“Finalizohet nga Drejtoria e Policisë Gjirokastër dhe Reparti Special “RENEA”, operacioni policor i koduar “Plani”.

Lokalizohet në Memaliaj, kapet dhe vihet në pranga një 45-vjeçar nga Tirana, shtetas me rrezikshmëri shoqërore, i kërkuar për vrasje.

Gjatë operacionit u vu në pranga dhe një shtetas që strehonte në banesë, në Memaliaj, të kërkuarin.

Gjithashtu, gjatë operacionit u vu në pranga dhe një shtetas tjetër, të cilit bazuar në inteligjencën policore, iu krye kontroll në banesë, ku iu gjetën armë zjarri, armë gjahu, antiplumb, silenciatorë, municion luftarak, 40 145 euro, 438 550 lekë të rinj dhe 3470 dollarë.

Strukturat e Hetimit të Krimit të DVP Gjirokastër, bazuar në inteligjencën policore, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar për vrasje dhe të një shtetasi tjetër që dyshohej se posedonte arsenal armësh në banesë, kanë organizuar dhe finalizuar në bashkëpunim me Repartin Special “RENEA”, operacionin policor të koduar “Plani”.

Në kuadër të operacionit të zhvilluar në Memaliaj, në banesën e shtetasit J. K., Policia kapi dhe arrestoi shtetasin e shpallur në kërkim E. B alias A. B., 45 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Në vitin 2022, ky shtetas, në bashkëpunim me 2 të tjerë, dyshohet se janë autorët e vrasjes së shtetasit E. P..

Në vijim të veprimeve proceduarale, Seksioni për  Hetimin e Krimeve të Rënda arrestoi shtetasin J. K., 42 vjeç, i cili ka strehuar shtetasin në kërkim.

Operacioni ka vijuar në Memaliaj, duke kryer kontroll në banesën e shtetasit A. K.. Gjatë kontrollit, shërbimet e Poclicisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatike, 1 armë gjahu, 1 gjerdan fishekësh, fishekë luftarak, 2 silenciatorë, 1 jelek antiplumb, 40 145 euro, 438 550 lekë të rinj dhe 3470 dollarë.

Shtetasi A. K., 52 vjeç, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. Megaoperacioni “Sundimi i ligjit” vijon.”