Vendosni fjalën kyçe....

Dalja e mbetjeve të dyshuara toksike, Balluku: Autoriteti portual i Durrësit nuk ka lidhje me procesin, detyrim i entitetit transportues


Ministria e Infrastrukturës Belinda Balluku, heq përgjegjësinë e autoritetit Portual të Durrësit në lidhje me daljen e 816 ton mbetje të dyshuara toksike nga Porti i Durrësit me destinacion Tajlandën.

Në daljen e saj për median pas mbledhjes së qeverisë, zv/kryeministrja dhe ministrja e infrastrukturës ia faturoi përgjegjësinë Kurum, shoqërisë transportuese por dhe koncesionarit europian nga ka dalë ngarkesa.

Ndërsa këmbënguli që të priten rezultatet e hetimit për të dalë me një konkluzion të saktë se i kujt është faji.

“Autoriteti portual i Durrësit nuk ka lidhje me procesin, duke qenë se të gjithë jeni në dijeni se janë procesuar nga koncesionari europian…. kemi pasur vërejtje për të

Nuk mund të diskutohet sic po diskutohet sot me padurimin për ta lënë diku fajin. Duhet të dalim një herë në rezultate. Të shikojmë çfarë ka ndodhur. Kini parasysh, është detyrim i entitetit transportues, apo dhe vetë prodhuesi, pra KURUM-i që ka transportuar mbetjet e rrezikshme, deklarimi i Kodit. Mund ta lexoni. Është me vetëdeklarim. Autoriteti Portual i Durrësit, është e thjeshtë merrni lexoni fushën e përgjegjësisë.. nëse ju del gjëkundi që kur vijnë kontejnerët apo kur vjen malli refuxho si ky rast ka të drejtë të marrë analizat e t’I analizojë hajdeni na thoni se nuk rezulton kështu. tha Belinda Balluku