Situata e zjarrit në Kallmet, Lezhë është përkeqësuar për shkak të erës së fortë, që ka bërë që flakët të dalin jashtë kontrollit dhe t’i afrohen qendrës së fshatit.
Ekipet zjarrfikëse janë pozicionuar pranë banesave për t’i mbrojtur ato, ndërsa ndërhyrja nga ajri ka filluar.
Banorët e zonës janë bashkuar në përpjekjet për shuarjen e zjarrit.