Vendosni fjalën kyçe....

Policia e Trafikut vendos radarë në Tiranë: Respektoni kufijtë e shpejtësisë, shkeljet vijnë me pasoja të rënda


Policia e Trafikut ka instaluar radarë të shpejtësisë në Tiranë dhe bën me dije se qëllimi është për vendosur për të mbrojtur jetët e qytetarëve dhe për të garantuar një lëvizje më të sigurt për të gjithë.

“Respektoni kufijtë e shpejtësisë dhe kontribuoni në sigurinë e rrugëve tona. Çdo shkelje e shpejtësisë mund të ketë pasoja të rënda për ju dhe për të tjerët”, thotë në mesazhin e saj Policia e Rrugore e Tiranës.

 

Njoftimi:

Për të përmirësuar sigurinë në rrugët tona dhe për të reduktuar shpejtësinë e lartë, Policia e Trafikut ka instaluar radarë të shpejtësisë. Këto radarë janë vendosur për të mbrojtur jetët e qytetarëve dhe për të siguruar një lëvizje më të sigurtë për të gjithë.

Mesazhi ynë për ju:

Respektoni kufijtë e shpejtësisë dhe kontribuoni në sigurinë e rrugëve tona. Çdo shkelje e shpejtësisë mund të ketë pasoja të rënda për ju dhe për të tjerët.