Vendosni fjalën kyçe....

Aksident i trefishtë në aksin Ura e Leklit-Përmet, plagosen katër persona


Një aksident i trefishtë automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në aksin nacional Ura e Leklit-Përmet, pranë kthesës për në fshatin Kodër.

Si pasojë e lagështisë në rrugë, tre automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, përfshirë dy makina me turistë të huaj.

Sipas informacioneve fillestare të policisë rrugore, një automjet tip Ford me targa polake EPI45EY ka goditur një Volkswagen me targa AA641ZH, që ishte marrë me qira nga një familje franceze në Tiranë.

Më pas, Ford-i është përplasur me një automjet Mercedes Benz me targa LE0010B, drejtuar nga një banor i zonës.

Përplasja ka shkaktuar dëmtime serioze tek familja franceze, ku 3 fëmijë dhe nëna e tyre janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës.

Ndërkohë, pjesëtarët e familjes polake kanë pësuar vetëm gërvishtje të lehta.