Vendosni fjalën kyçe....

S’kemi rrugë për në punë e shtëpi” – Nis protesta e nëntë në autostradën Thumanë-Kashar, prani e madhe policore


Banorët e Krujës e Fushë Krujës kanë dalë sërish në protestë në autostradën Thumanë-Kashar.

Ata janë në protestën e nëntë tyren dhe kërkojnë që të kenë hyrje-dalje në rrugën e re. Ata thonë se rruga e re i penalizon dhe po falimenton bizneset e zonës përveç se është bërë pengesë për vajtjen e tyre në shtëpi.

Në protetsat e fundit ata janë përplasur ashpër me policinë, që ka qenë e shumtë në numër.

Në disa raste efektivët kanë shoqëruar një pjesë banorësh ndërsa është përdorur gazi lotsjellës e makinat ujëhedhëse.

“Rama nuk di nëse është shqiptar apo jo. Nuk na japin përgjigje. Të vijë gjithë kjo Polici e Shtetit këtu është turp. Ne kemi dalë për të drejtën tonë. Këtu është rotondë, nuk është pjesë e autostradës. Janë qindra biznese që janë bllokuar. Protesta nuk do ndalohet asnjëherë. Mua biznesin ma kanë ndarë në dy pjesë. Nuk kemi rrugë për të shkuar në punë. Le ta bëjë me pagesë, por vetëm duam hyrje-dalje në rrugë. Ne ketë gjë duam. Këtu nuk ka zgjidhje, ka hekura. Po tallen me ne. Ne nuk jemi të varfër, jemi të vjedhur. Ne jemi sovrani dhe ne duhet të vendosim. Të vendosen hyrje-dalje për rrugën kryesore për çdo fshat.” – thanë banorët.