Vendosni fjalën kyçe....

Autostrada Thumanë-Kashar, banorët e Krujës paralajmërojnë kallëzimin në SPAK të ministres Balluku


Banorët e Krujës dhe Fushë Krujës kanë paralajmëruar protestë para parlamentit të hënën në orën 16 e 45.

Ndërsa një  ditë më pas pritet të protestojnë sërish në autostradën Thumanë-Kashar.

Ndërkohë pas protestës së sotme ata kanë deklaruar se do kallëzojnë në SPAK ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku si dhe institucionin në varësi të saj, Autoritetin Rrugor Shqiptar, raporton BW.

Banorët protestojnë prej disa javësh tashmë. Ata kërkojnë hyrje-dalje në autostradën Thumanë-Kashar pasi rruga e re po falimenton bizneset e tyre dhe është kthyer në pengesë për vajtjen në banesa.