Vendosni fjalën kyçe....

Kreu i SYRIZA-s në Greqi martohet me partnerin


Kreu i partisë opozitare greke SYRIZA, Stefanos Kasselakis dhe partneri i tij, Tyler McBeth, u martuan në Kopshtin Botanik të Hanias të premten në mbrëmje nën masa të rrepta sigurie.

Një patrullë policie bllokoi hyrjen për mysafirët e paftuar. Dy persona u arrestuan pasi u përpoqën të kapnin pamjet ajrore me dron. Autoritetet përdorën një sistem zbulimi dronësh dhe u kërkuan të ftuarve të dorëzonin telefonat e tyre.

Kasselakis dhe McBeth tashmë janë të martuar. Në tetor 2023, një muaj pas zgjedhjes së tij si udhëheqës i SYRIZA-s, ata u fejuan në një ceremoni private në Bashkinë e Brooklyn-it, në Nju Jork.

“Po, ne jemi të gjithë mirë dhe ata po ashtu,” tha babai i Kasselakis, Theodoros, pasi mbërriti në pronë për darkën e dasmës.

Festa e beqarisë do zhvillohet në një plazh të njohur në Hania të shtunën.