Vendosni fjalën kyçe....

“Zuckerberg komplotoi kundër meje, po e përsëriti do e kalojë jetën në burg” – Paralajmërimi i Trump


Ish-presidenti Donald Trump shkruan në një libër të ri që do të botohet javën e ardhshme se Mark Zuckerberg komplotoi kundër tij gjatë zgjedhjeve të vitit 2020 dhe tha se shefi ekzekutiv i Meta-s do e “kalonte pjesën tjetër të jetës në burg” nëse do e bënte përsëri.

Deklarata është sulmi më i fundit të Trump ndaj Zuckerberg, të cilin e ka akuzuar në vijim se ka ndërhyrë në zgjedhjet e fundit presidenciale. Deklarata vjen pasi META ka thënë se ka ndërmarrë hapa për të siguruar konservatorët se nuk do ndikojë në fushatën e këtij viti.

“Save America”, një libër me autor Trump që do publikohet më 3 shtator, përfshin një fotografi pa datë të takimit të Trump me Zuckerberg në Shtëpinë e Bardhë. Nën foto, Trump shkruan se Zuckerberg “kishte ardhur në Zyrën Ovale për të më parë. Ai kishte sjellë gruan e tij shumë të mirë në darkë, ishte shhumë i këndshëm, ndërsa gjithmonë komplotonte kundër presidentit”, shtoi Trump, duke iu referuar një kontributi prej 420 milionë dollarësh Zuckerberg dhe gruas së tij, Priscilla Chan, të bëra gjatë zgjedhjeve të 2020 për të financuar infrastrukturën zgjedhore.

“Ai më tha se nuk kishte një tjetër personazh si Trump në Facebook. Por në të njëjtën kohë, dhe për çfarëdo arsyeje, e drejtoi atë kundër meje”, vijon Trump.

“Ne po e vëzhgojmë atë nga afër dhe nëse ai bën ndonjë gjë të paligjshme këtë herë, ai do të kalojë pjesën tjetër të jetës së tij në burg, ashtu si të tjerët që mashtrojnë në Zgjedhjet Presidenciale të 2024.”

Një zëdhënës i META-s nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

Republikanët e kanë kritikuar Metën për shtypjen e përmbajtjeve që do të kishin dëmtuar presidentin Joe Biden në vitin 2020, më së shumti raportimin për djalin e kandidatit të atëhershëm, Hunter. Në atë kohë, FBI paralajmëroi se mbulimi mund të ketë qenë pjesë e një përpjekjeje të orkestruar nga Rusia për të ndikuar në zgjedhje.

Zuckerberg i dërgoi një letër të hënën Komitetit Gjyqësor të Kongresit, të kontrolluar nga republikanët, duke pranuar se ishte një gabim që ishte heshtur historia, duke thënë se “që kur është bërë e qartë se raportimi nuk ishte dezinformim rus, ne nuk duhet të kishim zbehur historinë.”

Në të njëjtën letër, Zuckerberg shkroi se administrata Biden ishte përpjekur t’i bënte “presion” META-s që të minimizonte disa përmbajtje rreth Covid-19, gjë që ai tha se ishte “e gabuar”.