Vendosni fjalën kyçe....

Debat dhe akuza për skulpturën e Skënderbeut me fytyrën e Edi Ramës


Prezantimi i bustit të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në mesin e komunitetit arbëresh në Siçili, ku ishte e pranishme edhe Elisa Spiropali ka ngjallur debat dhe akuza ne rrjet.


Sipas Alban Çakallit, i cili thotë se është marrë me skulpturë për shumë vite, busti i Skënderbeut i prezantuar në ceremoninë e organizuar, nuk përfaqëson figurën e heroit, por ka ngjashmëri të madhe me fytyrën e kryeministrit Edi Rama.

Çakalli, përmes një postimi në Facebook, pretendon se skulptori ka përdorur tiparet e Ramës për të krijuar bustin e Skënderbeut. Ai shprehet se skulptori duhet të japë shpjegime për këtë zgjedhje.

Po shikoja Elisën  kishte shkuar me ngrit bustin e Ramës në Itali te Arbëreshët. Jam marrë shumë vite me skulpturë, dhe e njoh deri diku skulpturën. Ju them me plot bindje  ky busti është Rama identik. Skulptori e ka bërë duhet japë shpjegime se përse ka vendorsur ta bëjë Ramën me përkrenaren e Skënderbeut”, shkroi ai në facebook.

Gjithashtu edhe ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha e quajti aktin një “poshtërim anti-kombëtar”, duke akuzuar se fytyra e Skënderbeut është zëvendësuar me atë të kryeministrit Edi Rama, të cilin ai e përshkroi si “narko-trafikant”. Sipas Berishës, kjo përbën një përdhosje të figurës historike të Skënderbeut dhe një sulm ndaj historisë dhe identitetit kombëtar shqiptar.

“Një akt poshtërues anti-kombëtar! Transformimi i pamjes Skënderbeut, zëvendësimi i fytyrës heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu me surratin e narko-trafikantit Edi Rama është një përdhosje e figurës Skenderbeut, historisë tonë dhe mbarë kombit shqiptar. Kjo do ishte njëlloj sikur zëvendësosh fytyrën e Bolivarit me fytyrën e Eskobarit”, u shpreh Berisha.

 

Një komentues shkruan bëjnë sytë mua apo duket sikur ky foton majtas duket si KM I Shqipërisë? Se si Skënderbeu jo e jo…Skënderbeu është foto djathtas..Skulptori i kësaj vepre çka do na thoj? Pse ka vënë fytyrën e tij? Dhe pse Spiropali na ish veshur si Donika? Mi jep njeri përgjigje se unë s’po arrij ta kuptojvetëm di Spiropali ka shumë dëshirë jetë Donika se ajo i flet Skënderbeu atij”.

Një tjetër komenton se ai duket si “version viking”, ndërsa një tjetër shkrehet se “ky është Skënderbeu sipas Spiropalit.