Vendosni fjalën kyçe....

Zbulohet motivi i kërcënimit ndaj Armand Dukës: Më merr djalin në Kombëtare


Pesë persona janë arrestuar dhe dy të tjerë po hetohen në gjendje të lirë, pasi kërcënuan me mesazhe dhe shkuan në shtëpinë e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Motivi i kërcënimit dyshohet të lidhet me mungesën e grumbullimit në Kombëtare të portierit të Tiranës, Gentian Selmani. I ati i tij, Nazmi Selmani, president i KF Iliria, së bashku me tre djemtë futbollistë dhe tre persona të tjerë, akuzohen për kërcënimin ndaj Dukës.

Gentian Selmani, 26 vjeç, portier i KF Tiranës, ka qenë pjesë e Kombëtares, por nuk u përfshi në listën e trajnerit Sylvinho për ndeshjet e ardhshme të Nations League kundër Ukrainës dhe Gjeorgjisë më 7 dhe 10 shtator 2024.

Gazetari, Igli Çelmeta ka siguruar mesazhin kërcënues që presidenti i Klubit “Iliria” i ka dërguar Armando Dukës.

Në mesazh, Nazmi Selmani i shkruan të Dukës, të pyesë bashkëshorten dhe fëmijët, nëse ai i ka bërë ndonjëherë të qajnë.

“…..pyte nonen e kalamajve tuj pyti fmijt e tuj a i kam bo un me qajt…”, shkruan ai.