Vendosni fjalën kyçe....

Vuçiç: Serbia nuk ka gjasa të anëtarësohet në BE në vitin 2028


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të shtunën se vendi i tij nuk ka gjasa të anëtarësohet në Bashkimin Evropian në vitin 2028, një afat i synuar nga disa vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, që aspirojnë integrimin në bllok.

Ai i bëri komentet gjatë një diskutimi në kuadër të forumit Globsec në Pragë, duke ju kundërvënë Presidentit të Malit të Zi, Jakov Milatoviç, i cili tha se vendi i tij, aktualisht vend anëtar i NATO-s, shpreson të integrohet në Bashkimin Evropian deri në vitin 2028.

Presidenti serb tha se nuk beson në një mundësi të tillë dhe sipas tij, anëtarësimi i cilitdo prej vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk mund të ndodhë para vitit 2030./Reuters