Një burrë është arrestuar në Maliq pasi akuzohet për dhunë ndaj bashkëshortes ndërsa babai i tij është proceduar në gjendje të lirë.
Fillimisht ka qenë bashkëshorti ai që ka dhunuar bashkëshorten, ndërsa më pas ka ndërhyrë edhe babai i bashkëshortit, duke dhunuar nusen e të birit.
Dyshohet se motivi i dhunës ka qenë xhelozia.
Gruaja e dhunuar është pajisur me urdhër mbrojtjeje nga gjykata.