Vendosni fjalën kyçe....

Sekuestrohen në Guajanë 4 ton kokainë të destinuara për në Evropë,


Agjentët kundër narkotikëve në Guajanë kapën të dielën 4.4 ton kokainë që u grposën në pjesën veriperëndimore të vendit amerikano-jugor, tha James Singh, kreu i Njësisë Kundër Narkotikëve (CANU).

Ai tha se kokaina me vlerë 176 milionë euro, që ishte e destinuar për një vend evropian të paidentifikuar, ishte varrosur në gropa të mbuluara me dru dhe të kamufluar me bimësi.

Singh tha se droga u gjet pranë një pistë ajrore të paligjshme në një zonë pyjore dhe pritej të dërgohej përmes lumit deri në vendin nga ku do nisej drejt Europës me anije.

Agjentët kundër drogës gjetën gjithashtu dy automatikë, por askush nuk u arrestua në lidhje me trafikimin dhe ruajtjen e drogës.