Një 33-vjeçare është arrestuar në Tiranë pasi akuzohet se ka dhunuar prej shumë kohësh bashkëshortin 35-vjeçar.
Sipas policisë, dyshohet se Eranda Sina ka dhunuar në mënyrë sistematike bashkëshortin.
Më 31 gusht, 33-vjeçarja kishte lënë takim me bashkëshortin te Ura e Institutit.
Në vend të saj në takim kanë shkuar dy persona që kanë dhunuar bashkëshortin e saj.
Ky i fundit është dërguar në spital për mjekim.