Vendosni fjalën kyçe....

Peleshi: Shteti s’është i partive por i shqiptarëve


Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi, në fjalën e tij në Kuvend, deklaroi se Shqipëria është më pranë se kurrë anëtarësimit në Bashkimi Evropian. Ai theksoi se shteti shqiptar nuk është pronë e partive politike, por i gjithë shqiptarëve, dhe bëri thirrje për bashkëpunim mes mazhorancës dhe opozitës për të avancuar në procesin e integrimit.

Peleshi u shpreh se debati dhe përplasje të kota nuk ndihmojnë dhe nënvizoi se institucione ligjzbatuese kanë bërë përpjekje të mëdha për integrimin në BE.

Në lidhje me çështjen e mbetjeve toksike, Peleshi kritikoi përhapjen e informacionit para se të merren përgjegjësitë nga hetuesit dhe institucionet, duke theksuar rëndësinë e transparencës dhe ndalimin e përhapjes së gënjeshtrave në politikë.

“Mos të përhumbemi në debate të kota. Kemi treguar vullnet për bashkëpunim. Shteti nuk është i partive, por i shqiptarëve. Jemi sot më shumë se kurrë pranë anëtarësimit në BE. Institucionet ligjzbatuese kanë bërë një punë të madhe drejt integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Integrimi në BE ka qenë një mision historik dhe duhet të bashkëpunojmë për të mirën e përbashkët.

Lajmet e rreme duhet të luftohen, prandaj duhet të mbëshetet Komisioni për Dizinformimin. Qeveria po lufton për transparencë. Çështja e mbetjeve toksike u shndërrua në një çështje ku u fol përpara se hetuesit dhe institucionet të flasin. Të krijojmë një kulturë të re politike. Ne të kthejmë transparencën dhe ju të ikni nga gënjeshtra”, u shpreh ai.