Fredi Beleri është pritur si hero në Himarë, pas lirimit nga burgu.
Qytetarë të shumtë dolën në shëtitoren e qytetit për të pritur Belerin.
Ai është pritur me përqafime dhe fishekzjarrë.
Beleri është aktualisht eurodeputet i Greqisë pas zgjedhjeve të zhvilluara disa muaj më parë për Parlementin Evropian. Ai u nominua nga partia në pushtet në Greqi “Demokracia e re”.