Vendosni fjalën kyçe....

Kokalari: E vetmja që po i bëj opozitë Ramës, projekti i Sazanit me dhëndrin e Trump korruptiv


Evi Kokalari nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook pretendon se është nga të paktat që po i bën opozitë Edi Ramës.

Ajo në postimin e saj denoncon projektin për zhvillimin e Sazanit me kompaninë e dhëndrit të Donald Trump si korruptive.

Sipas saj projekti është korrupsion i pastës midis qeverisë shqiptare dhe rrethit të Trump.

Që të jemi të qartë, jam nga të paktët që po i bëj opozitë të vërtetë Edi Ramas. Këtë nuk po e bëj duke dalë në majë të dritares e duke denoncuar pjesërisht korrupsionin e qeverise Rama, sepse korrupsioni nuk luftohet vetëm kur të vjen ty për mbarë.

Korrupsioni denoncohet dhe kur s’të vjen hiç për mbarë dhe kur të duhet t’i kthehesh miqve të ty, dhe njerëzve të Trumpit, siç po bëj unë me ishullin e Sazanit.

Që të jemi të qartë – jam e vetmja që po flas për këtë korrupsion të pastër midis qeverisë shqiptare dhe rrethit të Trump. Dhe në këtë pikë kam një neveri për Richard Grenell, por ky i fundit pak rëndësi ka në këtë pikë”-shkruan Kokalari.

Më tej ajo thotë se Rama shpërdoroi detyrën duke i premtuar tokë të shqiptarëve fëmijëve të Trumpit duke abuzuar me pushtetin.

Edi Ramën unë do ta luftoj nga këtu ku jam, por benefitet e kësaj lufte nuk do ti merrni kurrë ju, ana tjetër, që vetëm keni gënjyer dhe keni abuzuar me ndihmën që ju kemi dhënë deri tashti. Në sytë e mi, juve s’ju ndan asgjë nga Edi Rama.

Ju mbyllët gojën pa pikë turpi kur Edi Rama bleu familjarët e Donald Trumpit. Në fakt, sa shqiptarë kanë pritur një kthim të Donald Trump në mënyrë që të heqin Ramën? Sa janë ndjerë të zhgënjyer?

Sot, jam në pozitën ku mund të vërtetoj që Rama j’u premtoi $500 million tokë të shqiptarëve fëmijëve të Trumpit. Ky është abuzim i pushtetit. Edi Rama si kryeministër dhe qeveria e tij, kanë për detyrë të mbrojnë territorin shqiptar dhe kufinjtë e saj, dhe jo ta shpërdorojnë atë për favore politike.

Në fakt parlamenti duhet të nxjerrë një ligj që tokat-shtet t’i jepen vetëm nënshtetasve shqiptarë, dhe në mënyrë absolute të ndalohet dhënia e tokave tona, direkt apo indirekt të huajve”-thotë Kokalari.

Kokalari më tej shkruan se i ka prezantuar Ramës një projekt për zhvillimin e Sazanit por që ai nuk i ktheu përgjigje pasi kërkon që të përdorë projektin për përfitime politike dhe të ketë qasje te Donald Trump.

Përpara disa muajsh, dhe e frymëzuar nga intervista që Rama i dha Fejvziut një ditë mbasi NY Times plasi bombën për këtë aferë korruptive, (dhe që të jemi të qartë – Rama doli me vrap në TV të kontrollonte dëmin e bërë nga artikulli, dhe sigurisht Fejvziu e akomodoi), i dërgova Edi Ramës nëpërmjet kanaleve zyrtare dhe privatisht, një Letër Interesi për ishullin e Sazanit, nëpërmjet të cilës, i ofrova investime amerikane (dhe jo të Arabisë Saudite), sjelljen e Aman Resort, me stafin ekzekutiv të të cilës pata një diskutim paraprak, dhe premtimin që do ta ndërtoja në një mënyrë që të linim pas një pasuri po me të njëjtën bukuri që gjen në zonat më të shtrenjta të Italisë, dhe jo betonizonim në maksimum të kësaj perle për fitime monetare të njerëzve që s’kanë lidhje fare me Shqipërinë.

Sigurisht Edi Rama injoroi dhe kërkesën për një takim paraprak për të diskutuar detajet.

E gjithë kjo më lart, vërteton që Rama s’kishte aspak në mend të bënte një proces të pastër për ishullin e Sazanit, dhe po e përdorë atë për favore politike. Në fakt, e vetmja gjë që nuk mund ti ofroja Edi Rames, ishte akses total tek Donald Trump”-shkruan ajo.

Sipas Kokalarit nuk është Donald Trump që po ndërton në Shqipëri por e bija e cila pasi të marrë përfitimin do ikë.

“Për ata budallenj që mendojnë se Trump po ndërton në Shqipëri, më duhet t’ju them TRUMP NUK PO NDERTON NË SHQIPËRI Trump s’ka lidhje fare, e bija po përfiton ashiqare dhe pa pike turpi nga pronat tona, dhe mbas përfitimit të tyre, do ikin dhe ne do ngelemi me investitorët e Arabisë Saudite.

Në fakt Edi Rama këtë genjeshtër e ka përdorur për t’i mbyllur gojën opinionit publik, sepse Berishës ja mbylli, dhe bashkë me të mbylli dhe vulën e opozitës në papafingo”-shkruan Kokalari.

Kokalari më tej thotë se do bëjë betejë që të heqë qasjen që Rama pretendon se do marrë te Trumpi edhe nëse i duhet t’i kthehet Trumpit.

Sot vazhdoj betejën që atë akses që Edi Rama mendon të marrë tek administrata e Trumpit, t’ja heq. DHE DO T’JA HEQ. Nëse më duhet t’i kthehem Trumpit, SO BE IT.

Votën prapë Trumpit do t’ja jap, sepse interesi i Amerikës merr prioritet, ama korrupsionin e të bijës nuk e fal, siç nuk fala korrupsionin e Hunter Biden”-deklaron Kokalari.

Kokalari gjithashtu premton se do e çojë çështjen edhe në SPAK dhe nëse nuk hetohet siç duhet kjo do shkaktojë presion te amerikanët që kanë financuar SPAK-un.

Ajo e sheh betejën e radhës në ekspozimin e Ramës dhe korrupsionit të qeverisë.

Ndërkohë, nëse Rama firmos ishullin e Sazanit me Affinity Partners, pra kompaninë e Jared Kushner, çdo dokument dhe kërkesë që i kam çuar Edi Rames do shkoj në SPAK. Rasti që kam ndërtuar vërteton qartë që Edi Rama ka abuzuar pozicionin e tij politik. Nëse SPAK nuk investigon siç duhet Edi Ramen, presioni do bjerë mbi këta këtu në Amerike që e kanë financuar SPAK-un

Ndërkohe, dhe për herë të parë kam vendosur të flas hapur në median amerikane, duke filluar me NY Times, që duhet të publikojë një artikull tjetër sot. E kam mbajtur gojën shumë në fakt, dhe kam thënë minimumin për të treguar realitetin e çfarë po ndodh, ama këtë nuk do ta bëj kur të flas me anëtarë të Kongresit apo kushdo që po e investigon këtë rast.

Beteja ime e radhës është ekspozimi i Edi Ramës dhe korrupsionit të tij në rang botëror, pra jo vetëm në Amerikë.

Për mua, beteja vazhdon. Do e vazhdoj e vetme dhe larg ndotjes së politikës shqiptare. Atë që rithemelimi më bëri mua personalisht, është diçka që e kam të vështirë ta shpjegoj dhe nuk ja u fal – por forcën për të bërë një ndryshim real në atë vend, mbetet një nga shtytjet primare për çfarë po bëj momentalisht, por siç e kam thënë dhe më parë – unë jam elektron i lirë, e i tillë do mbetem dhe e tillë do e bëj luftën kundër korrupsionit në Shqipëri dhe në Amerikë”-përfundon Kokalari.