Vendosni fjalën kyçe....

Përmbyset varka me emigrantë në Kanalin Anglez, humbin jetën 12 persona


Të paktën 12 persona humbën jetën pasi një varkë me emigrantë u përmbys në Kanalin Anglez. Kjo shifër përfshin gjashtë të mitur dhe 10 femra, tha prokurori Boulogne-sur-Mer, Guirec Le Bras.

Një grua shtatzënë ishte gjithashtu në mesin e atyre që vdiqën, tha për BBC kryetari i bashkisë së Boulogne-sur-Mer, Frédéric Cuvillier.

Më shumë se 50 njerëz janë shpëtuar, konfirmuan autoritetet. Ministri i Brendshëm francez Gérald Darmanin tha se dy janë në gjendje kritike.

Ai shtoi se 70 njerëz ishin brenda një varkë të vogël me përmasa më pak se shtatë metra dhe se më pak se tetë kishin jelek shpëtimi.

Roja bregdetare franceze u njoftua fillimisht se një varkë po fundosej vonë të martën në mëngjes në brigjet e Cap Gris-Nez, në jug-perëndim të Calaisit.