Arkeologët besojnë se janë më pranë se kurrë për të kuptuar një minierë të lashtë kripe në Iran ku trupat e mintatorëve të vdekur janë ruajtur në një formë të frikshme pezull.
Mbetjet si zombi të këtyre ‘kriporeve’, disa të ngrira nën ritmin e frymës së fundit në varosjen e gjallë me të cilën u përballën datojnë të paktën që nga perandoria e parë që sundoi mbi rajonin, Dinastia Akaemenide e Persisë në vitete 550-330 para Krishtit.
Por një studim i ri sugjeron se njerëzit e parë që shijuan kripën e minierës mund të datojnë rreth katër mijë vjet më parë, bazuar në vendbanimet e zbuluara aty pranë.
Zbulimi pason një varg ekzemplarësh “të jashtëzakonshëm” të ruajtur me kripë të zbuluar në zonë, duke përfshirë një dele të mumifikuar 1600-vjeçare në vitin 2021.
Nga tetë minatorët e mumifikuar në kripore të zbuluar tani, shumica datojnë në epokën e perandorisë Akamenide, që sundonte deri në Egjipt në perëndim dhe në luginën e lumit Indus në juglindje, në zonat që tani janë pjesë e Pakistanit dhe Indisë.
Në kulmin e mbretërimit të kësaj dinastie, sipas studimit të ri, “miniera u braktis pas një katastrofe që u kushtoi jetën dhjetëra minatorëve”.
Provat tregojnë se operacionet e nxjerrjes së kripës nuk rifilluan për gati dy shekuj.
Efekti ‘higroskopik’ ose thithës i lagështirës nga depozitat e gjera të kripës në minierë, sipas Dr. Öhrström dhe kolegëve të saj në Grupin e Studimeve të Mumjeve të Universitetit të Cyrihut, i dehidratoi minatorët derisa ata u mumifikuan ‘natyrshëm’.
“Dehidratimi që rezulton, pengon rritjen e baktereve dhe ndalon dekompozimin”, shpjeguan Dr Öhrström dhe ekipi i saj në studimin e tyre të vitit 2021 për revistën PLoS One.
E vendosur në Iranin veriperëndimor, në provincën Zanjan, depozita masive e ‘kupolës së kripës’ e shfrytëzuar nga kjo minierë ka të ngjarë të përdorej nga shumë njerëz që jetonin aty pranë, thanë ekspertët.
Studimi i tyre i ri mblodhi së bashku të dhëna nga 18 gërmime arkeologjike aty pranë, që datojnë ‘nga parahistoria deri në periudhën islame’, duke shpresuar të përcaktojë se si në historinë njerëzore filluan minierat e kripës dhe nxjerrja e saj.
Mintatori i parë iranian u zbulua në dimrin e vitit 1993. Ai ishte një kokë e prerë, e ruajtur jashtëzakonisht mirë, me flokë të gjatë të bardhë dhe mjekër, si dhe një vath ari në veshin e majtë.
Datimi i kokës me karbon tregoi se minatori, jetoi gjatë viteve të hershme të Dinastisë Sasaniane nëvitete 220-390 pas Krishtit.
Kjo e ashtuquajtur periudhë sasanide ishte e fundit e perandorive persiane që sundoi përpara pushtimeve islame të shekullit të VII-të.