Vendosni fjalën kyçe....

Zbardhet lista e 37 dëshmitarëve që do pyeten për koncesionet e sterilizimit e të check-up


Është zbardhur lista me 37 dëshmitarë që do pyeten nga deputetët e Komisionit Hetimor për koncesionet e sterilizimit dhe atë të check up.

Mes tyre janë nëntë persona nën hetime për dy koncesionet në fjalë mes të cilëve ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, ish.zv-ministri i tij Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni i koncesionit të sterilizimit Ilir Rrapaj.

Rrjepaj e Rrapaj janë në burg në pritje të gjykimit për koncesionin e sterilizimit, ndërsa Beqaj po hetohet për abuzime me fondet e SASPAC. Ndërsa për koncesionin e check up vijojnë hetimet.