Vendosni fjalën kyçe....

Riorganizimi i PD-së, si po joshen mbështetësit e Bashës


PD-ja po përpiqet “të joshë” mbështetësit e ish-kreut Lulzim Basha.

Përmes një lëvizjeje të fundit që mban firmën e Sekretarit të Përgjithshëm Noka, mbështetësve të Bashës u hapet rruga për t’u bashkuar me PD-në.

Sipas udhëtimit, një individ që ka qenë anëtar kryesie në degën e PD-së në kohën kur ajo drejtohej nga Basha, do kooptohet si anëtar kryesie në degën e PD-së.

E njëjta gjë do të ndodhë me ata që kanë qenë kryetarë grupseksioni apo seksioni, që do të vijojnë të mbajnë të njëjtat pozicione, duke ndryshuar kështu vetëm emrin e kryetarit të partisë, nga Lulzim Basha në Sali Berisha.

Pas një beteje të gjatë ligjore, Apeli ia dha vulën dhe simbolet e PD-së Sali Berishës, pasi ishin mbajtur zyrtarisht nga Basha.

Përplasja Berisha-Basha nisi pasi ky i fundit e përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar me shpalljen e tij non-grata nga SHBA-ja. Përplasja kulmoi me përleshjenn fizike për selinë e PD-së mes mbështeëtsve të Berishës dhe atyre të Bashës, i cili asokohe kishte me vete pjesën dërrmuese të grupit parlamentar.