Vendosni fjalën kyçe....

U qëlluan me 7 plumba në “Don Bosko”, pyeten në spital dy të plagosurit, gjendet pistoleta në “Golf”-in e djegur


Prokurorët kanë marrë në pyetje Kastriot Elezajn dhe Renaldo Metushin, të cilët u plagosën ditën e djeshme në zonën e Don Boskos në Tiranë. Të dy kanë mohuar të kenë konflikte me persona të tjerë dhe nuk kanë arritur të identifikojnë autorët.

Në mjetin tip “Golf 5”, që u gjet i djeegur u gjet edhe një armë pistoletë e kalibrit 7.65 mm.

Sipas hetueve, nuk përjashtohet mundësia që atentati të ketë lidhje me të shkuarën kriminale pasi Elezaj ka qenë më herët i dënuar për prostitucion.

Elezaj e Metushi u qëlluan ndërsa po pinin kafe në një lokal në “Don Bosko”. Ata u qëlluan nga një makinë ndërsa sipas policisë bëhet fjalë për tre autorë që kanë qenë në mjetin nga ku u qëllua, të cilët kanë qenë të maskuar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur shtatë gëzhoja. 45-vjeçari Elezaj ka plagë në gjoks dhe në krah ndërsa 22-vjeçari Metushi është qëlluar në këmbë.