Vendosni fjalën kyçe....

Medalistët në Lojërat Olimpike të Parisit marrin shpërblimet, Rama: Ftoj sportistët e huaj të garojnë për Shqipërinë


Medalistët që përfaqësuan Shqipërinë në Lojërat Olimpike të Parisit, Chermen Valiev dhe Islam Dudaev, kanë përfituar nga një apartament në Tiranë si dhe nga një shpërblim financiar prej 5 milionë lekësh të reja, të dhënë nga qeveria, pas marrjes së medaljeve të bronzta.

Sipas kryeministrit Rama, zgjidhja e çështjes së shpërblimeve ka ardhur pas ligjit të miratuar nga qeveria në vitin 2021.

Ai tha gjithashtu se ligji u ka çelur dyert sportistëve të kombësive të tjera të garojnë për Shqipërinë siç është rasti i dy mundësve.