Vendosni fjalën kyçe....

AMA marrëveshje me Tik-Tokun për bllokimin e përmbajtjeve të dëmshme


Autoriteti i Medias Audiovizive, ka nisur një bashkëpunim me platformën e mediave sociale TikTok për rregullimin e shpërndarjeve.

Bashkëpunimi është nisur me qëllim që qytetarët që raportojnë për video me përmbajtje të dëmshme të mund të bllokohen.

AMA siguron nëpërmjet një komisioni të posaçëm të kontrollojë videot e raportuara nëse kanë shkelje apo jo.

Sipas kreut të AMA-s, Armela Krasniqi, Tik Tok ka bllokuar edhe disa llogari në këtë platformë, të atyre përdoruesve që ishin gjetur në shkelje.

“Të gjitha raportimet dërgohet pas verifikimit dhe analizimit nëse është në shkelje të ligjit të AMA-s, raportohen në TikTok, se janë në shkelje të ligjit. Raportimi bëhet gjithmonë sipas ligjit që është shkelur. Deri natën e mbrëmshme, sa i takon videove të raportuara për piraterinë, janë 355 video, produkte të piraterisë. Të hequra nga TikTok-u për këto video janë 308. Profile të mbyllura pas raportimit të videove janë 39, ne nuk raportojmë profile, por për shkak të videove të raportuara në shumicë, TikTok i ka mbyllur”- tha Armela Krasniqi, kryetare e AMA-s.