Vendosni fjalën kyçe....

“Rama e Berisha pakt me njëri-tjetrin, Metën s’e kam pasur kurrë në radar” – Kreu i Demokratëve Euroatlantikë


Kreu i Demokratëve Euroatlaantikë Basha tregoi për qytetarët se ku ndahet me grupimin e Berishës.

Ai tha se ndryshe prej tyre nuk ka zgjedhur motivin dhe interesin personal në politikë. Basha komentoi gjithashtu edhe lëvizjen e Gazment Bardhit për ta larguar nga delegacioni i Këshillit të Evropës duke u zëvendësuar me Albana Vokshin.

Basha tha në emisionin Studio Live në Report Tv se Bardhi nuk i ka kompetencat për ta zëvendësuar.

“Ndarja më e madhe mes nesh janë motivet që na mbajnë në politikë, qartësisht Berishën dhe ata në valën e parë dhe ato në valën e dytë i mban motivi personal. Do e kisha më të lehtë të zgjidhja interesin personal, por kjo do ishte tradhtia më e madhe e demokratëve. “Nuk kanë mandat as Edi Rama as Elisa Spiropali. Kjo do të njoftohet zyrtarisht edhe nga Asambleja Parlamentare e KiE-së. Nuk flasim për problemet por për ‘cic-mice’ që i shërbejnë Edi Ramës.” – tha Basha.

Kreu i Demokratëe Euroatlantikë tha më tej se ka një pakt mes kryeministrit Rama dhe Sali Berishës që i mundëson Ramës të qeverisë e Berishës të mbrojë interesat e veta.

“Është e qartë se Berisha dhe Rama kanë pakt, pjesë e paktit është që Rama do të vazhdojë të qeverisë dhe Berisha të mbrojë interesat e veta. Është e qartë se kemi komplot kundër interesit publik. Berisha nuk ka asnjë fuqi t’i imponohet Ramës. S’ka fuqi t’i imponohet sepse ka humbur interesin e qytetarëve. Kanë bërë një bashkim interesave. Nëse ky bashkim çon në lëvizjet të tilla, kjo i shërben Ramës.” – shtoi Basha.

Lidhur me Ilir Metën, Basha tha se nuk e ka pasur asnjëherë në radar.

“Meta s’ka pikë rëndësie. Nuk e kam pasur asnjëherë në radar. Dy të partë janë shkrirë në një. Berisha e Rama dhe Meta e kanë vërtetuar se për interesin e tyre personal janë gati t’i vënë flakën vendit.” – theksoi ish-kreu i PD-së.