Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Ftesa e Berishës për bashkim e sinqertë, mbajti fjalën për drejtuesit politikë në qarqe


Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi deklaroi mbrëmjen e sotme se Berisha e mbajti premtimin duke zbuluar në kohë emrat e drejtuesve politikë në qarqepër zgjedhjet e vitit 2025.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Çim Peka Live” Bardhi shtoi se ftesa e Berishës për bashkim ka qenë e çiltër dhe e ndikuar nga nevoja për një PD të fortë.

“Ajo që duhet të vlerësohet dhe shpresoj që ta vlerësoni që ndodh për herë të parë në PD që lista e drejtuesve politikë të qarqeve dhe organizimi elektoral i partisë nis 8-9 muaj përpara datës së zgjedhjeve, pasi ne e kemi parë dhe vuajtur në organizimin tonë të brendshëm që drejtuesit politikë dilnin 1-2 apo 3 muaj maksimumi përpara datës së zgjedhjeve. Këtë herë Sali Berisha kishte premtuar se do të dilnin në kohë dhe kanë dalë mjaftueshëm në kohë për të përmbushur të gjitha përgjegjësitë që lidhen me organizimin elektoral dhe kam bindjen që i gjithë ekipi i PD jo vetëm 12 drejtuesit e qarqeve do të jetë një ekip i shkëlqyer që do të plotësojë njëri tjetrin. Ftesa e kreut të PD-së Sali Berisha për bashkim ishte e sinqertë duek parë nevojën e vendit për një PD të fortë që i bën ballë regjimit të Edi Ramës. Mediat që kontrollon Edi Rama dhe PS-ja  ishin shumë të shqetësuara dhe shkruanin se Berisha nuk lejon mendimin ndryshe, nuk pranon kritikën, etj.” – tha Bardhi.