Vendosni fjalën kyçe....

Dorëhiqet drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku


Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbulaku ka dhënë dorëheqjen.

Pas dy vitesh në detyrë, Rrumbullaku i ka paraqitur dorëheqjen ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha, shkruan Shqiptarja.

Detyrën e tij do e ushtrojë zv.drejtori Sokol Bizhga, deri në zgjedhjen e kreut të ri të Policisë së Shtetit.

Rrumbullaku, u emërua si drejtor i Policisë së Shtetit më 7 shtator 2022, duke marrë vendin e Gledis Nanos, i cili qëndroi vetëm disa muaj para se të dorëhiqej.

Paraditen e nesërme, ministri Hoxha do mbledhë drejtorët e policisë në qarqe ku pritet të diskutohen ligji i ri i policisë.

Hoxha u njoftua si ministër nga kryeministri Rama në Kongresin e PS-së më 28 korrik duke zëvendësuar në këtë post Taulant Ballën.